Telegrafi

Vijnë sanksionet e para nga SHBA?

Departamenti i shtetit mund tu ndalojë hyrje në ShBA funksionarëve të korruptuar, në pajtim me Deklaratën presidenciale 7750. Kjo është pjesë e përgjigjes së Ambasadës amerikane në Shkup, në përgjigjen e 24Vest nëse Mile Janakieski është refuzuar për vizë amerikane, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga ambasada nuk janë përgjigjur në mënyrë të drejtpërdrejtë nëse Janakieskit i është refuzuar viza por në vazhdim kanë theksuar:

„Edhe krahas asaj që nuk mund të komentojmë kërkesa individuale për vizë, lufta kundër korrupsionit është prioritet primar i Qeverisë amerikane për Maqedoninë dhe tërë botën. Në pajtim me Deklaratën presidenciale 7750, Departamenti i shtetit mund tu ndalojë hyrje në ShBA funksionarëve të korruptuar„ shkruan në përgjigjen me shkrim të ambasadës amerikane në Shkup.

Vendimin në fjalë e ka komentuar edhe analisti dhe ish ambasadori Arsim Zekoli, i cili konsideron se këto lloj vendimesh janë një “pastrim” më i gjerë rajonal nga politikanët e korruptuar duke i krahasuar informatat në Shqipëri ku në periudhën e kaluar në listën e zezë amerikane gjenden dhjetëra funksionarë të lartë shtetëror./Telegrafi/