Telegrafi

Vijnë kërcënimet e radhës nga ISIS për Messin, Ronaldon dhe Kupën e Botës: “Toka do të mbushet me gjakun tuaj”

Ronaldo - Messi (Getty Images)

Grupi terrorist ISIS kanë vazhduar me kërcënime, duke etiketuar përsëri dy yjet më të mëdha të futbollit, Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, dhe duke paralajmëruar sulmet ndaj Kupës së Botës.

Dy superyjet botërore janë shfaqur në një imazh në fushën e një stadiumi të mbushur, me xhihadistët me thikë në qafën e Messit dhe Ronaldos.

Lexo po ashtu Messi sërish shënjestër e propagandave kërcënuese para 'KB 2018', pjesë e imazheve frikësuese janë edhe Neymar dhe CR7

Me pamjen e padëshiruar të dy lojtarëve, e lëshuar në Telegram nga një grup pro-ISIS, një titull frikshëm paralajmëron futbollistët se “toka do të mbushet me gjakun e juaj”.

Foto: DailyMail

Një poster i dytë tregon një militant që mbante një mjet shpërthyes në dorë në një stadium.

Ky poster vjen me mesazhin: “FIFA Kupa e Botës Rusi 2018 – fitorja do të jetë e jona”.

Foto: DailyMail

Megjithatë, ky është vetëm kërcimi i fundit i një serie kërcënimesh online të bëra kundër turneut të futbollit që do të mbahet gjatë kësaj vere.

Lexo po ashtu ISIS me kërcënim të ri për Kupën e Botës - Messi i vdekur, Neymar në gjunjë duke qarë (Foto)

Ylli i Barcelonës, Messi, dhe ai i Real Madridit, Ronaldo, kanë qenë objekt i paralajmërimeve të ngjashme edhe gjatë vitit të kaluar.

Përveç këtyre dy yjeve, edhe braziliani Neymar ka qenë në të kaluarën cak i kërcënimeve të ISIS-it. /Telegrafi/

Lexo po ashtu ISIS-i nuk i ndal kërcënimet, CR7 shënjestra e radhës (Foto)