Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka raportuar se i është vënë zjarri dyqanit të saj të rrobave.
Rasti ka ndodhur sot në Zveçan në orët e hershme të mëngjesit, në ora 00:45.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin butikut të saj, zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Lidhur me rastin ankuesja dyshon se zjarri i është vënë qëllimshëm nga persona të dyshuar”, thuhet në raport.
Sipas ankueses, vlera e dëmit është e lartë. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/