Një i ri, i akuzuar për trafik armësh e municioneve dhe drogë, është arrestuar paraditen e sotme nga Policia e Durrësit dhe ajo e Pogradecit.
Në pranga ka rënë shtetasi i shpallur në kërkim J.P., 25-vjeç, banues në Pogradec.
Pogradecari është arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Vazhdimësia”. Ndaj tij Gjykata e Durrësit ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i armëve dhe municioneve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme. /TCH/Telegrafi/