Telegrafi

Vihet në pozitë të vështirë – Juli përlotet nga zëri i të birit në Big Brother VIP Albania 3

Ditën e sotme (e hënë) në shtëpinë e spektaklit televiziv, Big Brother, Juliani është surprizuar gjatë sfidës nga ‘Vëllai i Madh’.

Banorët nuk duhet të reagonin ndaj pamjeve që shfaqen në monitor, zërave apo ndaj të afërmve që futen brenda.

Aktori Deda është surprizuar me zërin e të birit, i cili i jep kurajo të vazhdojë lojën dhe të mos mërzitet për familjarët.

Foto: Screenshot/Instagram

“Bab, o bab të dua shumë, jam krenar për ty. Për ne mos u mërzit fare”, kanë qenë fjalët e të birit.

Lexo po ashtu Roza Lati qan me dënesë në momentin kur sheh të ëmën se është futur brenda Big Brother

Ai mes tjerash shtoi: “Edhe vazhdo forca, je fitues. Të përqafoj”.

Foto: Screenshot/Instagram

I njëjti derisa po qëndronte në oborr filloi të qante duke e ndërruar muhabetin, ndërkohë tha që e kishte nga tymi i duhanit.

“Tymi i duhanit është tmerr”, vazhdoi në tjetrën anë Rike Roçi.

Në shtëpi ka hyrë edhe e ëma e Roza Latit si dhe vëllai i banores Ilnisa Agolli.

Sfida dukej e vështirë, por që konkurrentët u munduan ta respektonin. /Telegrafi/