Ditën e sotme (e hënë) në shtëpinë e spektaklit televiziv, Big Brother, Juliani është surprizuar gjatë sfidës nga ‘Vëllai i Madh’.
Banorët nuk duhet të reagonin ndaj pamjeve që shfaqen në monitor, zërave apo ndaj të afërmve që futen brenda.
Aktori Deda është surprizuar me zërin e të birit, i cili i jep kurajo të vazhdojë lojën dhe të mos mërzitet për familjarët.
“Bab, o bab të dua shumë, jam krenar për ty. Për ne mos u mërzit fare”, kanë qenë fjalët e të birit.
Ai mes tjerash shtoi: “Edhe vazhdo forca, je fitues. Të përqafoj”.
I njëjti derisa po qëndronte në oborr filloi të qante duke e ndërruar muhabetin, ndërkohë tha që e kishte nga tymi i duhanit.
“Tymi i duhanit është tmerr”, vazhdoi në tjetrën anë Rike Roçi.
Në shtëpi ka hyrë edhe e ëma e Roza Latit si dhe vëllai i banores Ilnisa Agolli.
Sfida dukej e vështirë, por që konkurrentët u munduan ta respektonin. /Telegrafi/