Telegrafi

Vihet në dyshim takimi i Ritës me Princen (Foto)

Pak minuta pasi Rita kujtoi takimet me legjendën që sot ndërroi jetë, Princen, këngëtarja e njohur Lilly Allen ka vënë në pikëpyetje njohjen e Ritës me këngëtarin e njohur.

Lilly Allen ka reaguar menjëherë duke kërkuar nga Rita fotografi për të dëshmuar takimet mes saj dhe Princet.

“Rita Ora fotografi ose nuk ndodhi kurrë”, ka shkruar ajo në Twitter, ndërsa këngëtarja kosovare akoma nuk ka reaguar.

Rita më parë kishte njoftuar se me Princen ka edhe një bashkëpunim që do të ishte pjesë e albumit të saj të ri.