Telegrafi

Vihet gurthemeli i Kompleksit Banesor “Linda 6” në Fushë Kosovë

Sot, në prezencën e shumë qytetarëve, në Fushë Kosovë, është vënë gurthemeli i kompleksit banesor “Linda 6”.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë shumë mysafirë dhe bashkëpunëtorë të kompanisë “Al Trade Center”.

Pronari i firmës Sokol Gashani – si njeri modest dhe ndërmarrës i suksesshëm – i ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit , duke thënë para të pranishmëve se synimi i “AL Trade Center”, nuk është vetëm shtimi i objekteve të ndërtuara, por edhe jetësimi i tyre.

“Ky projekt është në pajtim me nevojën e kohës, duke shtyrë kështu përpara kulturën e ndërtimit nga kuantiteti drejt kualitetit”, ka theksuar ai.

Gashani ndër të tjera tha se fillimi i punimeve në ndërtimin e Kompleksit “Linda 6”, është një lajm shumë i rëndësishëm për të gjithë qytetarët e Kosovës, sidomos për banorët përreth kompleksit.

Kjo kompania ka planifikuar të ndërtoj këtë kompleks me standardet më bashkëkohore, duke ju bashkuar objekteve tjera përreth, si “Linda 1,2,3,4, 5”, objekte të cilat janë ndërtuar kohëve të fundit, duke krijuar një lagje te vërtetë, që posedon hapësira të mjaftueshme gjelbëruese, të dedikuara për lojërave të fëmijëve dhe me parkingje sipas kushteve urbanistike që i plotësojnë nevojat e banorëve.

Gashani theksoi se ata angazhohen që banorët e këtij kompleksi të ndjehen komod në pronat të cilat i kanë blerë, sepse kompania i konsideron ata si një nga resurset më të rëndësishme të saj. /Telegrafi/