Site icon Telegrafi

I vihet flaka dy veturave të serbit në veri – pronari i tyre: Shqiptarët nuk e kanë bërë këtë, kanë qenë serbë

Në veri të Kosovës fundjavën e kaluar janë djegur dy vetura me targa të Rashkës dhe Novi Pazarit.

Pronari i tyre thotë se nuk është grindur me askënd dhe se nuk di kush janë autorët, transmeton Telegrafi.

As Policia e Kosovës nuk ka informacion për autorët, përkatësisht të dyshuarit, nga të cilët deklarojnë se hetimet janë duke vazhduar.

Në portalin tonë ka raportuar Danijel Daniloviq nga Leshko, i cili ka deklaruar se është pronar i veturave që iu dogjën të shtunën.

Daniel Daniloviq nga Leshka ka thënë për Kossev, se është pronar i veturave që iu dogjën të shtunën.

Pretendon se kanë qenë të parkuara para garazhit, dhe rreth orës 22:00 roja në këtë objekt kishte vërejtur tymin dhe më pas i ka njoftuar për gjithçka.

“Ndërsa roja erdhi me fikësin e zjarrit, ai thirri babanë tim që të zbriste dhe në momentin që mbërritëm, flaka tashmë kishte bërë punën e vet dhe ne nuk kishim kohë të fikim zjarrin në veturë – ishte djegur plotësisht”, tha ai.

Flaka përfshiu edhe mjetin tjetër motorik – furgonin.

“Flaka në furgon kemi arritur ta fikim, por i janë shkaktuar dëme të mëdha materiale”, shtoi Daniloviq.

Pranoi se më pas i kishin telefonuar policisë, dhe se zyrtarët policorë kanë arritur vonë në mbrëmje. Ai citoi deklarata e policisë, se në afërsi të veturave të djegura është gjetur një shishe me benzinë.

Megjithatë, Daniloviq, pretendon se po atë natë ka gjetur gjurmë jo larg këtij lokacioni.

“Binte shi, pasi aty janë binarët e trenit, shihej se dikush kishte rrëshqitur – se dikush ka kaluar andej”, shtoi ai.

Ai thotë se dyshimet i ka vërtetuar më vonë kur pa videon nga kamera e sigurisë të fqinjit, por shtoi se është shumë e ‘mjegulluar’ për të parë se kush është.

Thotë se nuk e di se kush e shkaktoi zjarrin.

“Nuk kam kurrfarë dyshimi se kush ka mundur ta bëjë, me askënd nuk kemi patur kurrfarë grindje”, tha ai për Kossev.

Në anën tjetër, pretendon se kryesit e veprës “me gjasë” janë të nacionalitetit serb.

“Shqiptarët sigurisht se nuk kanë ardhur për ta bërë këtë, kanë qenë serbë, nuk ka kush tjetër. Në atë vend ku janë garazhet, gjatë barrikadimit janë shkarkuar thasë… Pas kësaj, janë larguar barrikadat, kurse mua më kanë telefonuar nga policia, pasi që thasët kanë mbetur atje – askush nuk i kishte larguar. Më ftuan të jap deklaratë për atë, se pse ishin pikërisht para objektit tim”, shtoi Daniloviq.

Pas shkuarjes në polici për të dhënë deklaratë, aty u kishte thënë se nuk ka kurrfarë lidhje me këtë dhe se nuk e di se kush i kishte vendosur.

“Me gjasë disa kanë menduar nga serbët tanë se kam thënë diçka për dikë kur shkova për të dhënë deklaratë. Nuk ekziston variant tjetër”, tha Daniloviq. /Telegrafi/

Exit mobile version