Telegrafi

U emërua zëvendësministër, Qorrolli: Me besim të thellë për punë të vlefshme për kombin dhe atdheun tonë

Vigan Qorrolli është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë.

Qorrolli është zotuar për punë të vlefshme për kombin dhe atdheun, transmeton Telegrafi.

“Me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i jam bashkuar Ministrisë së Drejtësisë në detyrën e zëvendësministrit. Me besim të thellë për punë të vlefshme për kombin dhe atdheun tonë — ju falënderojë të gjithëve për vlerësimet tuaja dhe ju uroj një vikend të bukur”, ka shkruar ai në postim.

Lexo po ashtu Vigan Qorrolli emërohet zëvendësministër i Drejtësisë

Ministria e Drejtësisë udhëhiqet nga Albulena Haxhiu, ndërkaq zëvendësministër tjetër është Blerim Sallahu.

Ndryshe, Qorrolli kohë më parë ka tentuar të bëhet gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.  /Telegrafi/