Telegrafi

Vig Poppa paralajmëron prurje te reja: Jam duke punuar në album

Vig Poppa Foto: Instagram/vigpoppa

Rep-artisti i njohur shqiptar, Vig Poppa, gjithmonë ka qenë i pëlqyer në estradën shqiptare.

Ani pse kohëve të fundit ai nuk është shumë aktiv me prurjet e reja muzikore, sërish vëmendje qëndron tek ai.

Sidoqoftë kësaj, në një postim në rrjetin social Instagram, ai ka ofruar mundësinë fansave që ta pyesin për informacione të ndryshme.

Foto: Instastory

Njëra prej tyre ishte edhe për projekte të reja, për të cilat reperi i njohur pati një përgjigje.

“Jam duke e bërë një album, ama vetëm një”, ka shkruar ai në mbishkrim.

Po ashtu ai ka shpjeguar se nuk është shkëputur nga muzika, por për shkak të angazhimeve do të jetë më i rrallë në lansimin e këngëve.

“Futja kepen” ndërkohë është hiti tij i fundit, që erdhi në bashkëpunim me DJ Geek. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=-L4dsBBk300