Vig Poppa e ka paralajmëruar këngën e re, të cilën do ta sjellë në bashkëpunim me Ledri Vulën.
Në bazë të njoftimit nga Vigan Bardhi, kënga do të titullohet “Mashalla” dhe do të publikohet të martën.
“Ledri Vula dhe unë kemi shkaktuar pakëz dëm… Të martën bëhuni gati, do ta lëshojmë”, ka shkruar Vigani në postimin e tij në Instagram.
Muzikën e kësaj kënge e kanë bërë Butrint Buçinca dhe Duja.
Në ndërkohë, Ledri është duke e shijuar bashkëpunimin me Butën, “Mbi re”, i cili një javë pas publikimit numëron 1.75 milion shikime në YouTube.
Nga ana tjetër, Vig Poppa është pjesë e bashkëpunimit të Ermal Fejzullahut me “Kaos” (përfshirë edhe Lumi B), në këngën “VIP” që numëron mbi 1.3 milion shikime në faqen e shpërndarjes së videove. /Telegrafi/