Site icon Telegrafi

Vietto i bashkohet Valencias (Foto)

Sulmuesi i Atletico Madridit, Luciano Vietto i është bashkuar Valencias në huazim deri në fund të sezonit me opsion blerje përfundimtare.

Të dy klubet kanë qenë të prirura për të zgjidhur një marrëveshje të përhershme, por mungesa e fondeve në Mestalla ka kufizuar lëvizjen.

Kështu, marrëveshja është arritur vetëm si huazim i thjeshtë me një opsion – por jo detyrim blerje në fund të sezonit.

Lexo po ashtu Atletico largon dy sulmues në janar

Ky veprim vjen pas sugjerimeve se sulmuesi kishte pranuar një kalim te Sporting Lisbona, pasi Gil Marin, drejtori i Atleticos, i tha televizionit spanjoll javën e kaluar se sulmuesi argjentinas kishte rënë dakord për një lëvizje në klubin me bazë në Lisbonë.

Vietto u bashkua me Atleticon nga Villarreali në vitin 2015 në një marrëveshje prej 20 milionë eurosh, por ka shënuar vetëm një herë në 25 paraqitje.

Argjentinasi gjithashtu pati një shterpësi të golave edhe në Sevilla në sezonin 2016/17, ku ishte i huazuar.

Lexo po ashtu Vietto i lumtur që zgjodhi Sevillan para Barcës

Këto sezone ishin larg formës së tij të mëparshme pasi argjentinasi shënoi 20 gola në sezonin e tij debutues në Spanjë me nëndetësen e verdhë, por ka luftuar për të përsëritur atë formë që nga ajo kohë.

Këta gjashtë muaj priten të jenë ideal për Vietton, pasi Valencia po luan një futboll sulmues, ku lojtarët po vijnë shpesh në rast për gol dhe rrjetën thuajse e kanë gjetur të gjithë futbollistët e skuadrës. /Telegrafi/

Exit mobile version