Telegrafi

Vieri për Haalandin: Është më i miri nga të gjithë, transferimi i radhës do ta thyej rekordin botëror

Sulmuesi legjendar italian, Christian Vieri ka folur fjalët më të mira për sulmuesin e ri të Borussia Dortmundit, Erling Braut Haaland.

Vieri ka folur gjatë të mërkurës mbrëma për mediat italiane, ku ka lavdëruar dyshen e sulmit të Italisë, Ciro Immobile dhe Andrea Belotti.

Megjithatë, Vieri theksoi se yllin norvegjez,  Haaland është më i miri nga të gjithë sulmuesit aktual.

Lexo po ashtu Juventusi është gati të ‘luftojë’ deri në fund për Haalandin

Italiani gjithashtu pretendon se ish-ylli i RB Salzburg bëri zgjedhjen e duhur duke lëvizur te Dortmundi këtë dimër, ndërsa në transferimin e radhës do ta thyej rekordin botëror.

“Haaland është më i miri nga të gjithë dhe ka bërë mirë të zgjedh Borussia Dortmundin, klubi më i mirë për t’u dhënë vlerë lojtarëve të rinj”.

Lexo po ashtu Marrëveshja shumë afër, Dortmundi lejon Haalndin t’i bashkohet Realit, por i kërkon një yll madrilenëve në këmbim të norvegjezit

“Në dy vjet, ai do të shkojë në një ekip të shkëlqyeshëm për 200 milionë euro, ose ndoshta edhe 300 milionë euro”, ka thënë Vieri për Corriere della Sera.

Ndryshe, Haaland është lakuar shumë kohëve të fundit për një transferim të mundshëm te Real Madridi ose Juventusi. /Telegrafi/