Ish sulmuesi i Juventusit dhe Interit, Christian Vieri, ka folur për Gazzetta dello Sport, në lidhje me ‘Derbin e Italisë’.
Ndeshja zhvillohet të dielën në Guiseppe Meaza, nga ora 20:45, ku të dy skuadrat vijnë nga një formë shumë e mirë në këtë fillim kampionati.
“Do të jetë një shfaqje e vërtetë në Meazza. Bota po na shikon, stadiumi plotë, ngjyra të mrekullueshme, atmosferë unike, pasi vetëm San Siro i tejmbushur di të japë”.
“Në fushë një nivel i shkëlqyeshëm evropian, Juventus, kundër një Interi që po arrin shpejt në peshat e rënda ndërkombëtare”.
“Paraqitja në Camp Nou, të paktën për një orë, tregon se Nerazzurri kanë marrë rrugën e duhur dhe se Conte është një trajner i madh”.
‘Inter për Scudetto? Qëndroni të qetë, presim 3-4 muaj për të kuptuar se sa hendek është rikuperuar në të vërtetë në krahasim me Juve dhe gjithashtu me Napolin”.
“Sigurisht, Inter po jep sinjale shumë të rëndësishme të vazhdimësisë, soliditetit, organizimit, teknikës dhe guximit”, ka thënë Vieri. /Telegrafi/