Telegrafi

Vieri: Ibra është i gatshëm për Derby della Madonnina

(Foto: Instagram/christianvieri/iamzlatanibrahimovic)

Christian Vieri ka thënë se Zlatan Ibrahimovic është mendërisht më i fortë se të gjithë dhe do jetë i gatshëm të përballet me Interin pasi është shëruar nga COVID-19.

Sulmuesi i Milanit doli pozitiv në testimet për coronavirus para ndeshjes ndaj Bodo/Glimt, ndërsa tashmë ka njoftuar se e ka kaluar infeksionin.

Serie A rikthehet në fundjavë pas pauzës për ndeshjet e përfaqësueseve, ndërsa në agjendë është Derby della Madonnina.

“Përvoja e tij nuk ka të ngjarë dhe tejkalon gjithçka. Teknika, vizioni për lojën, shënimi i golave, asistimet dhe përmirësimi i ekipit”.

“Ai e rrit nivelin e cilësisë së të gjithëve. Është në gjendje ta thyejë rutinën çdo ditë. Dikush që thotë se coronavirusi ka gabuar që e ka sfiduar, është mendërisht më i fortë se të gjithë”.

“Ai do ta zhvillonte derbin edhe me një cigare në gojë, më besoni”, ka deklaruar Vieri për La Gazzetta dello Sport. /Telegrafi/