Është një fjalë në SHBA ku thuhet se trajnerët evropian nuk mund të këtë sukses në Major League Soccer (MLS).
Ka disa gjëra që e bëjnë MLS unike, sikur drafti, pagesat me paraqitej, udhëtimet e gjata dhe renditja.
Por fjalët se kush vije nga Evropa në SHBA dështon, nuk janë të vërteta në këtë rast.
Këtë rast bën përjashtim Patrick Vieira. Trajneri pranoi punën në funt të vitit 2015 dhe ky është sezoni i parë në MLS.
Në sezonin e shkuar New York City e mbylli kampionatin në vendin e tetë në konferencën lindore duke mbetur jashtë play-offit.
Këtë vit janë të dytit me dy ndeshje drejt fundit të sezonit të rregullt. Dora e trajnerit francez tashmë po shihet.
“Patrick erdhi me ide të qarta si të luajmë dhe nuk e ndryshoi këtë mendim asnjëherë. Meritat e tij janë të mëdha.”, ka thënë mesfushori bask Andoni Iraola për Marca.
Statistika janë ato që janë në krahë të trajnerit francez, pasi trajneri i kaluar Jason Kreis, kishte me New York City 10 fitore, 17 humbje dhe shtatë barazime, duke shënuar 49 gola dhe duke pranuar 58.
Këtë vit është një tregim tjetër. Skuadra ka 19 fitore, nëntë humbje dhe nëntë barazime. Ata kanë shënuar 57 gola, por kanë pranuar 53. Po të mos ishte një humbje e dhimbshme prej 7-0, golaverazhi do të ishte ndryshe.
Është e rëndësishme të kesh lojtar individual të mirë. Viera ka në skuadër emra si David Villa, Andrea Pirlo dhe Frank Lampard, por ka edhe lojtarë si Khiry Shelton, Tommy McNamara dhe Stiven Mendoza, që i kryejnë shumë punë.
Kanë mbetur edhe shumë pak ndeshje për tu zhvilluar në vitin 2016 për New York City, por ky vit ishte fantastik për ta dhe Veira ka fituar bastin e tij të parë si trajner. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=sqnzM7unVRI