Administrata Trump njoftoi sot se do t’i jep fund programit të krijuar nga ish-presidenti amerikan, Barack Obama, që mbronte qindra-mijëra të rinj pa dokumente nga dëbimi dhe iu mundësonte atyre të studionin dhe punonin në SHBA.
“Ne nuk mund të pranojmë të gjithë ata që dëshirojnë të vijnë këtu, është shumë e thjeshtë”, deklaroi ministri i Drejtësisë, Jeff Sessions duke njoftuar këtë masë dhe duke dënuar vendimin e marrë në mënyrë të njëanshme nga Barack Obama në vitin 2012.
“Duke nisur nga kjo sot, asnjë kërkesë e re nuk do të shqyrtohet”, theksuan shërbimet. Fati i atyre që përfitojnë tashmë nga ky status, njohur me emrin “Dreamers”, nuk do të preken deri më 5 mars 2018.
Trump nuk është shprehur personalisht për këtë vendim që pritet të shkaktojë një stuhi të vërtetë politike në Uashington.