Site icon Telegrafi

Vidhet vetura në parking, policia arreston të dyshuarin

Policia e Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme një personi në Prishtinë i është vjedhur vetura nga parkingu.

Pas hetimeve të zhvilluara policia ka arritur ta lokalizojë veturën dhe në momentin që aty ka ardhur i dyshuari, policia ka arrestuar atë, transmeton Telegrafi.

PK ka bërë të ditur se tek i dyshuar janë gjetur një armë imituese (shkrepëse), tetë thika dhe një kapelë që së bashku me veturën janë konfiskuar.

Ndërsa pas ekzaminimit vetura i është kthyer pronarit, ndërsa i dyshuari i është dorëzuar njësisë nga Stacioni Policor në Shtime si i dyshuar për kryerjen e disa veprave tjera. /Telegrafi/

 

Exit mobile version