Telegrafi

Vidhet vetura e Ambasadës së Maqedonisë në Madrid?

Ambasada e Maqedonisë në Madrid ka mbetur pa veturë zyrtare. Vetura, siç mëson Fokus, është zhdukur nga parkingu i ndërtesës ku edhe është ambasada, pothuajse një javë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gazeta kishte kërkuar detaje nga ambasada në Madrid, por personi zyrtar ka bërë të ditur se, Ambasadorja, Tina Xhepovska është në rrugë. Nuk ka informata nëse automjeti është raportuar si i vjedhur në polici.

Jozyrtarisht mësohet se automjeti zyrtar është marrë në mënyrë të fshehtë për qëllime private. Të punësuar në ambasadë e kanë marrë pa e paraqitur dhe me të kanë shkuar në Maqedoni disa ditë për shëtitje. /Telegrafi/