Një veturë është vjedhur ditën e shtunë në Skenderaj.
Policia njofton se persona të panjohur kanë vjedhur një veturë e cila e parkuar në rrugë për shkak të një defekti teknik.
“Ankuesi kosovar, ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tipit BMW me targa vendore, të cilët e kishte parkuar skaj rrugës për shkak të një defekti teknik. Njësitet policore kanë dalë në venin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, ndërkohë që është informuar edhe prokurori”, njofton Policia. /Telegrafi/