Një veturë është vjedhur ditën e shtunë në Prizren.
Policia njofton se persona të dyshuar kanë vjedhur veturën e cila ishte e parkuar në oborrin e një shtëpie.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhë veturën e tij me targa vendore e cila ishte e parkuar në rrugë para shtëpisë së tij. Ankuesi ka deklaruar se vetura ka qenë e hapur dhe çelësat kanë qenë në veturë”, ka njoftuar policia.
Rasti duke u hetuar./Telegrafi/