Në një shtëpi në Gjilan sot hajnat kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme të parave.
Zëdhënësi rajonal Ismet Hashani, tha se rasti po hetohet si “Vjedhje e rëndë”.
“Ju njoftoj se është raportu një rast vjedhje e rëndë këtu në Gjilan. Sipas viktimës atij sot gjatë ditës i janë vjedhë një shumë e konsiderueshme para të gatshme. Për rastin është njoftu prokurori i shtetit. Njësitet e hetimeve rajonale janë duke i zhvillu hetimet”, tha Hashani.
Ndërsa raportohet se një mërgimtari nga Zvicra i janë vjedhur 142 mijë franga apo (145 mijë euro).