Telegrafi

Vidhet një shtëpi në Prizren, një person arrestohet

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi që është zënë në flagrancë duke vjedhur në shtëpinë e një personi tjetër.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 00:02, në Prizren.

Siç thuhet në raport, nga vendi i ngjarjes kanë arritur që të arratisen dy të dyshuar tjerë dhe njësitë policore janë në kërkim të tyre.

“Tek i dyshuari janë gjetur bizhuteri dhe gjësende tjera të vjedhura”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/