Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të vjedhjes në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë.
“Më 03.02.2025 është raportuar se në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar është vjedhur kasaforta në të cilën ishte një pistoletë me tre karikatorë me nga 15 fishekë për të cilën ankuesi kishte leje”, thuhet në raport.
Rasti është në hetime. /Telegrafi/