Një person (serb) ka njoftuar se persona të panjohur kanë hapur me forcë derën e pasme të depos dhe nga aty kanë vjedhur gjëra ushqimore dhe preparate për pastrim.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten në Zveçan.
Po ashtu thuhet se rasti është duke u hetuar.
“Ankuesi mashkull serb kosovar ka njoftuar se persona të panjohur kanë hapur me forcë derën e pasme të depos dhe nga aty kanë vjedhur gjëra ushqimore dhe preparate për pastrim. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/