Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person me nënshtetësi gjermane ka raportuar se i kanë vjedhur veturën BMW X5 me targa gjermane.
Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë.
“Fushë Kosovë, 03-04.08.2022-10:00-21;20. Ankuesi mashkull me nënshtetësi gjermane, ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur veturën BMW X/5 me targa gjermane”, thuhet në raportin policor.
Rasti nën hetime. /Telegrafi/