Telegrafi

Vidhet kasaforta me para në një xhami në Rahovec

Foto arkiv

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes që ka ndodhur ditën e shtunë në Rahovec.

Policia bën të ditur se vjedhja ka ndodhur brenda një xhamie, ku persona të panjohur kanë vjedhur një kasafortë me para.

“Rahovec 16.10.2021 – 02:25. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë Xhamisë dhe kanë vjedhur një kasafortë me para. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/