Disa persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda rrethojave të objektit të antenës së IPKO-s, ku kanë vjedhur një gyp i ajrosjes dhe nga rezervuari një sasi e karburantit (naftës).
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 02:40 në fshatin Tërrnje, Prizren.
Siç thuhet në raport, nuk dihet vlera e dëmeve të shkaktuara.
“Raportohet se nga persona të pa njohur është depërtuar me forcë brenda rrethojave të objektit të antenës së IPKO-s, nga aty është vjedhur një gyp i ajrosjes dhe nga rezervuari një sasi e karburantit (naftës). Nuk dihet vlera e dëmeve të shkaktuara. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/