Telegrafi

Vidhet dyqani i një serbi në Mitrovicë

Një vjedhje ka ndodhur në rrugën “Kollashini” në Mitrovicë.

Sipas Policisë së Kosovës, ankuesi  i komunitetit serb ka njoftuar  se nga lokali i tij i është vjedhur një çantë për meshkuj, në të cilën ankuesi kishte pasur dokumente personale si dhe para në shumën prej 2 mijë euro.

Pas një pune hetimore zhvilluar nga policia është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i komunitetit rom. Viktimës i është kthyer çanta me dokumentet dhe shuma e parave prej 1 mijë e 300 euro i janë kthyer. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit dërgohet në qendrën e mbajtjes