Site icon Telegrafi

Vidhet çanta me armë, para e dokumente personale në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur pasditen e së martës në Prishtinë.

Sipas raportit të PK-së, ankuesi ka informuar se në veturën e tij i është vjedhur çanta ku kishte armë, para të gatshme dhe një orë dore.

Po ashtu, në çantë ai kishte edhe dokumente personale.

Deri më tani nuk raportohet për persona të arrestuar.

“Rr. Ilirida, Prishtinë 29.06.2021 – 16:04. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur me forcë kanë hapur derën e veturës së tij dhe kanë vjedhur një çantë, në të cilën kishte pistoletën me 15 fishekë me leje, një orë dore, euro para të gatshme dhe dokumente personale të tij”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version