Site icon Telegrafi

Vidhet arka me paratë për bamirësi në një xhami në Siqevë të Prishtinës

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është iniciuar rasti pasi dyshohet se persona të dyshuar kanë depërtuar në xhaminë e fshatit dhe prej aty kanë vjedhur arkën që është e vendosur për bamirësi.

Rasti ka ndodhur në Siqevë të Prishtinës.

“Fsh. Siqevë, Prishtinë 09-11.10.2024 – NN. Është iniciuar rasti pasi dyshohet se persona të dyshuar kanë depërtuar në xhaminë e fshatit dhe prej aty kanë vjedhur arkën që është e vendosur për bamirësi”, thuhet në raport.

Vlera e parave që ishin në arkë nuk dihet, ndërsa rasti është në hetime. /Telegrafi/

Exit mobile version