Telegrafi

Vidhen stoli ari dhe para në Malishevë

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë arritur të vjedhin një sasi stoli ari dhe një shumë parash.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:05 në fshatin Mleqanë, Malishevë.

Siç thuhet në raport vlera e stolive të arit dhe parave ende nuk është përcaktuar. /Telegrafi/