Site icon Telegrafi

Vidhen shtëpitë e tre vëllezërve në Prizren – hajnat marrin stoli ari, para të gatshme e gjësende me vlerë

Foto: Ilustrim

Një vjedhje e rëndë raportohet se ka ndodhur dje në fshatin Krushë e Vogël e Prizrenit.

Policia njofton se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpitë e tre vëllezërve dhe kanë vjedhur stoli ari, para të gatshme e gjësende tjera me vlerë.

“Fsh. Krushë e Vogël, Prizren 10.08.2022-02:15. Është raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në tri shtëpi të viktimave meshkuj kosovarë-vëllezër dhe nga aty kanë vjedhur një sasi stoli ari, para të gatshme dhe disa gjësende tjera në vlerë”, thuhet në raportin policor.

Rasti i cili është hapur si “Vjedhje e rëndë”, është në procedurë hetimore. /Telegrafi/

Exit mobile version