Një vjedhje e rëndë raportohet se ka ndodhur të mërkurën në Astrazub të Malishevës.
Policia njofton se hajnat kanë depërtuar në një shtëpi në këtë fshat dhe nga aty kanë vjedhur 9 mijë e 200 euro si dhe stoli ari me vlerë 10 mijë euro.
“Fsh. Astrazub, Malishevë 07.02.2024. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij, nga një dritare dhe nga aty kanë vjedhur 9.200 euro dhe stoli ari me vlerë 10.000 euro”, thuhet në raportin policor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse. Nuk raportohet për të arrestuar. /Telegrafi/