Telegrafi

Vidhen pesë nxehëse elektrike në një shkollë në Klinë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga një shkollë në Klinë është raportuar se janë vjedhur pesë nxehëse elektrike.

Sipas raportit ditor të PK-së, rasti është raportuar në polici të mërkurën në mëngjes.

“Klinë  03.11.2021 – 08:13. Është raportuar se gjatë natës nga objekti i një shkolle  janë vjedhur pesë (5) nxehëse elektrike. Njësitë policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport. /Telegrafi/