Pesë krerë dhi janë vjedhur ditën e mërkurë në fshatin Paralovë të Novobërdës.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 06:15, transmeton Telegrafi.
“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në stallën e bagëtive të tij, nga e cila kishin vjedhur pesë krerë dhi. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/