Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes që ka ndodhur ditën e premte në Mitrovicë.
Një grua ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur para, stoli ari, dhe katër armë zjarri.
“Mitrovicë 26-27.01.2024 / 19:00 – 10:00. Ankuesja kosovare ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e saj dhe kanë vjedhur; para të gatshme, stoli ari, katër (4) armë zjarri dhe një DVR të kamerave të sigurisë”, bëhet e ditur në njoftim.
Rasti është duke u hetuar./Telegrafi/