Një person i kombësisë serbe ka raportuar se nga persona të panjohur është dëmtuar dera e hyrjes së një objekti dhe janë vjedhur rreth 2300 dinarë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 16:00, në Vushtrri.
Siç thuhet në raport, njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin. /Telegrafi/