Një person ka njoftuar se në shtëpinë e tij, saktësisht në dhomën e fjetjes iu kanë vjedhur para dhe stoli ari.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 17:30 në Vushtrri.
Tutje bëhet e ditur se rasti është nën hetime dhe është cilësuar si “Vjedhje e rëndë”.
“Ankuesi mashkull kosovar ka lajmëruar se në shtëpinë e tij, në dhomën e fjetjes iu kanë vjedhur para dhe stoli ari. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/