Site icon Telegrafi

Vidhen pajisje të prodhimit të bukës në depon e një ish-fabrike në Vushtrri

Një rast shpërdorimi i pasurisë së huaj ka ndodhur në Vushtrri, ku një mashkull kosovar ka raportuar se pajisje të linjave të prodhimit të bukës janë marrë pa leje nga depoja e një ish fabrike.

Sipas ankuesit, janë vjedhur kabllo të rrymës, kabllo të ndërlidhjes interface dhe sensorë të ndryshëm.

Pas njoftimit, njësitë përkatëse të Policisë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet. /Telegrafi/

 

Exit mobile version