Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në zyra që ndodhen brenda kompleksit të varrezave në Prizren.
Sipas policisë nga zyra janë vjedhur pajisje pune, ndërsa është dëmtuar edhe dera e hyrjes.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:50, dhe menjëherë pas njoftimit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e vjedhjes. /Telegrafi/