Telegrafi

Vidhen pajisje mekanike të radarëve në Aeroportin e Prishtinës

Në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, janë vjedhur pajisje mekanike të radarëve civil të paketuar.

Sipas raportit të policisw, rasti ka ndodhur më datë 27 janar, ndërsa raportimi është bërë të premten.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjithë njësitet përkatëse.

“27.01.2021-NN. Më 29.01.2021 nga Njësitet Doganore është raportuar se janë vjedhur pajisje mekanike të radarëve civil të paketuar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policor”, thuhet në raportin 24 orësh.