Telegrafi

Vidhen medikamente shëndetësore dhe një shtrat në Shtëpinë e Shëndeti në fshatin Shtrazë të Kaçanikut

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Shtëpinë e Shëndetit në fshatin Shtrazë të Kaçanikut ka ndodhur një vjedhje.

Siç thuhet në njoftim, persona të panjohur kanë vjedhur shtrat dhe disa medikamente shëndetësore.

“Ankuesi mashkull kosovar, punëtor i Shtëpisë së Shëndetit, ka informuar se person-a të dyshuar të panjohur me forcë kanë hapur derën e objektit dhe nga aty kanë vjedhur një krevat dhe disa medikamente shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Policia thotë se ende nuk dihet vlera e dëmit, ndërsa thekson se rasti është duke u hetuar./Telegrafi/