Një person ka raportuar se disa persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari, para te gatshme dhe një pistoletë me leje valide .
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 21:45, në Prizren.
“Ankuesi ka raportuar se person-a të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari, dhe para te gatshme dhe një pistoletë me leje valide”, thuhet në raport. /Telegrafi/