Një person ka raportuar se persona të panjohur i kanë thyer xhaminë e veturës së tij në parking dhe nga aty i kanë vjedhur një çantë dore me dokumente personale si dhe para të gatshme.
Tutje në raport bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:15 në rrugën Shaban Polluzha, në Klinë.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur i kanë thyer xhaminë veturës së tij – në parking, dhe nga aty i kanë vjedhur një çantë dore me dokumente personale, 100 franga, 400 euro, 5 dollar dhe një pistoletë me 11 copë fishekë për të cilën posedon leje. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/