Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar për vjedhjen e disa armëve në poligonin e tij.
Rasti ka ndodhur të martën, në ora 00:45.
“Gjakovë / 25.06.2024 – 00:45. Ankuesi mashkull kosovar, pronar i një poligoni, ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë vjedhur disa armë”, thuhet në raport.
Në vendin e ngjarjes, kanë dalë njësitet përkatëse policore. Rasti nën hetime. /Telegrafi/