Rreth 1.2 miliard dollarë në vlerë të valutave digjitale janë vjedhur nga kriminelët që nga fillimi i kaluar e deri më sot, sipas të dhënave të grupit punues në luftën kundër të dhënave në internet, APWG.
Vlerësimet janë pjesë e kërkimeve të kësaj organizate jo fitimprurëse mbi valutat digjitale, dhe përfshijnë vjedhjet e lajmëruara dhe të pa lajmëruara.
Duke parë trendin e rritjes së vlerave të valutave digjitale, shumë njerëz nga e mbarë bota kanë investuar shuma të majme të parave në to, madje disa pretendojnë se kanë filluar biznese të ndryshme me ndihmën e këtyre valutave.
Kohë më parë është raportuar se valuta të ndryshme digjitale ruhen në bunkerë të ndryshëm në mbarë botën, duke përfshirë atë ushtarak në Zvicër. /Telegrafi/