Telegrafi

Vidhen 500 euro në një xhami në Drenas

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një xhami në fshatin Kizharekë të Drenasit ka ndodhur një vjedhje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, persona të panjohur kanë vjedhur para në vlerë 500 euro.

“Ankuesi mashkull kosovar, imam i xhamisë, raporton se persona të panjohur me forcë kishin depërtuar brenda objektit dhe nga arka që mblidhen paratë për bamirësi kishin vjedhur paratë në vlerë prej 500 euro. Sipas ankuesit  vlera e demit të derës së objektit arrin rreth 970 euro”, thuhet në njoftim.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/