Policia e Kosovës ka njoftuar se nga rezervuarët e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gjakovë në dy raste është raportuar se janë vjedhur nga 1 mijë litra naftë.
Sipas raportit të PK-së, të dy rastet kanë ndodhur gjatë ditës së mërkurë, me një diferencë prej 1 orë.
“Gjakovë 03.11.2021 – 15:30. Është raportuar se nga rezervuari i naftës në QMF janë vjedhur rreth 1000 litra naftë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu rasti tjetër që është duke u hetuar për të njëjtin dyshim në Gjakovë.
“Gjakovë 03.11.2021 – 14:30. Është raportuar se nga rezervuari i naftës në QMF janë vjedhur rreth 1000 litra naftë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/